Twitter e markoi si të diskutueshëm një postim të bërë nga presidenti Donald Trump, më herët gjatë natës.
Në postimin e tij, Trump shkroi: “Jemi shumë lart, por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet.”
“Disa ose të gjithë përmbajtja e shpërndarë në këtë Tweet janë të diskutueshme dhe mund të jetë mashtruese për mënyrën e pjesëmarrjes në zgjedhje ose në një proces tjetër qytetar,” lexon etiketimi i Twitter.
I njëjti postim u postua gjithashtu në faqen e Presidentit në Facebook.
Ndërkohë, gazetari David Begnaud shkroi në llogarinë e tij në Twitter se postimi i presidentit u markua për keqinformim pasi republikanët nuk janë duke fituar bindshëm dhe se nuk ka prova që demokratët po vjedhin zgjedhjet. s.b/abcnews.al/