“Posta” mban peng fituesin në Pensilvani deri të premten

schedule05:39 - 4 Nëntor, 2020

schedule 05:39 - 4 Nëntor, 2020

Në Pensilvani, një nga shtetet më të rëndësishme për rezultatin midis Donald Trump dhe demokratit Joe Biden nuk do të përfundojë numërimi i votave të dërguara me postë deri të premten.

Në këtë shtet, i cili ka 20 vota elektorale, 3 milionë vota u dërguan me postë dhe zyrtarët lokalë thanë se nuk do të numërohen të gjitha deri të premten, raporton “Philadelphia Enquirer”.

Kjo mund të nënkuptojë një rezultat ‘të varur’ për disa ditë. Votat përmes postës konsiderohen një ‘trend’ demokratik.

Vonesa pritet që të ketë edhe në Michigan dhe Wisconsin.

Abcnews.al po raporton në kohë reale për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA. Vijoni të na ndiqni!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!