Kreu i shoqatës shqiptare “Vatra” në SHBA, Elmi Berisha u shpreh në një intervistë për “ABC”-në se shqiptarët në Amerikë kanë votuar për Donald Trump. “Administrata e Trump ka qenë dhe do të mbetet besnike e projekteve madhore të shqiptarëve në Ballkan. Shqiptarët kanë votuar pro Trump.
Në kemi ndihmuar në Michigan, Detroit, Chicago edhe në Florida. Unë mendoj se politikat e Trump janë më të mira për politikat e shqiptarëve në Ballkan. Për Kosovën e ka bërë të qartë, se kufijtë nuk do të preken, është shtet i pavarur dhe do të bëhet pjesë e integrimeve në Europë dhe OKB-së.
Ky është një lajm i mirë për shqiptarët në Amerikë, Kosovë dhe kudo në Ballkan” tha ai./ db/Abcnews.al