Trump apo Biden? Shehi: S’kemi të drejtë të bëjmë tifozin për qiraxhiun e Shtëpisë së Bardhë

schedule23:45 - 3 Nëntor, 2020

schedule 23:45 - 3 Nëntor, 2020

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë në një intervistë për ABC-në se shqiptarët nuk kanë të drejtë të gjykojë se cili do të jetë fituesi i zgjedhjeve në SHBA, Trump apo Biden. Kjo, shprehet Shehi për arsye se Amerika është aleati jonë më i madh. “Ne shqiptarëve, si politikanë, na është hequr luksi për të gjykuar se kushdo të fitojë në Amerikë. Sepse ne duhet ta gjykojmë se Amerika është aleati jonë më i madh, është cështje e brendshme e amerikanëve se fiton e majta, e djathta, fiton Biden apo Trump. 

Ne nuk e kemi këtë të drejtë për të dhënë këtë gjykim, ose për të bërë tifozin me një palë të caktuar. Na është e hequr kjo e drejtë për Amerikën dhe disa shtete Europiane që afektojnë direkt politikën shqiptare dhe janë të lidhur me popullsinë shqiptare, psh, Greqi apo në Itali ku kemi me qindra mijëra emigrantë, do të ishte e padrejtë të merreshim e majta e djathta, ne do të merremi kush është në interes të shqiptarëve. Këtë detyrim duhet ta kenë të gjithë politikanët shqiptarë”.

Në këtë pikë, ai rikthehet edhe njëherë 4 vite më parë duke kundërshtuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama. “Fatkeqësisht e kemi shkelur disa herë, dëgjoj njerëz edhe pa vlerë fare që japin mend. Kemi pasur fatkeqësisht një deklarim të zotit Rama 4 vite më parë kundër zotit Trump, edhe fatkeqësisht, rezultoi që fitoi Trump, i bëri një dëm të madh Shqipërisë ajo, u desh kohë që të ngjisnin këto punë”.

https://youtu.be/4tetnHrhqfY

Por kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve? “Unë do të gjykoja, që do ta presim kush do të fitojë, aty-aty është rezultati. Herën tjetër kam qenë nga ato pak që kam pretenduar që mund të fitojë përtej sondazheve edhe zoti Trump, këtë radhë gjykoj, ndoshta do të fitojë pala tjetër, të tilla janë shifrat, numrat. Ka ndodhur një fenomen që nuk ka ndodhur herët e tjera. Kemi një zgjedhje, qytetarët kanë shkuar përpara kohe për të zgjedhur, për efekt pandemie. Procesi ka hyrë në një rrugë që nuk është në nivel sondazhi, exit-poll-et i afrohen shumë të vërtetës sepse janë të ndërtuara me gjysmën e votuesve”.

Megjithatë, Shehi shprehet se cilido që të fitojë në politikën shqiptare nuk do të ndryshojë shumë realiteti.“Ne do të presim deri më datë 3. Gjykoj që në politikën shqiptare nuk do të ndryshojë shumë realiteti, kushdo qoftë atje. Kemi një propozim për marrëveshjen e fundit për çështjet e Kosovës, e cila nëse ndërrohet ai qiraxhiu i Shtëpisë së Bardhë mundet që disa nga ato elementë të të asaj marrëveshje mos kenë të njëjtën fuqi apo vazhdimësi, ky mund të jetë një problem sa i përket këtij realiteti. 

Pastaj, bota vetë në nj farë mënyrë ka bërë politika, që personazhe si Trump të mos jenë në të njëjtën shkallë pëlqyeshmërie, sepse është një model nëpër botë një lloj autokracie që është ngritur mbi politikën normale që ka krijuar shenja frike në botë, si Putin që rri 20 e ca vite, apo ai i Bjellorusisë. Këto janë realitet postkomuniste, kanë një lloj tipologjie këto, si realiteti shqiptar.

Postkomunizmi prodhon autokratë të panevojshëm. Autokratë në botën perëndimore kanë qenë pak relativisht. Një pjesë e botës progresiste e shikon me një lloj vështirësie Trumpin. Po krijohet një model autokracie që nuk e ka pasur perëndimi. Ky është problemi më i madh dhe diskutimi më i madh i politikës ndërkombëtare. Dhe vendet e lindjes prodhojnë autokratë, si Turqia, apo Irani, por në perëndim nuk kishte dhe në perëndim është ngritur një rrymë e tillë me në krye Trump, Bolsonaron, në një farë mënyre me dimensione më të vogla kryeministrin e Anglisë. 

Disa personazhe që i kanë dalë mbi politikën normale tradicionale perëndimore. Ky është një problem që nuk i përket realitetit shqiptar. Do isha shumë i lumtur, që Shqipëria të reflektonte mbi ato që po ndodhin atje, për të parë dicka të vogël nga vetja, por janë realitete shumë të largëta” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!