Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi preferon që zgjedhjet në SHBA t’i fitojë Donald Trump. Arsyen e shpjegon në një prononcimin për ABC-në. “Se e do Amerikën dhe gjithë botën”. Trump apo Biden? “Atë e dinë amerikanët” thotë Elio Hysko që shton se “I preferuari im është ai që do të bëjë më të mirën për politikën amerikane”. Ardiana Jaku zgjedh Biden për shkak të Harris.
“Joe Biden. Mbështes të vetmen grua që kandidon edhe është pjesëmarrëse në këtë garë, Kamala Harris. Unë besoj se do të jetë një zv/ presidente shumë e mirë” tha ajo. Por ka edhe indiferentë, si rasti i Adnor Shametit. “Jam indiferent, e rëndësishme është që demokracia amerikane është më e shkëlqyera, kështu që duhet të marrin shembull të gjithë. Asnjë preferencë? Fare, fare”. Kolegu i tij Alket Hyseni është i qartë. “Preferenca ime është Biden”./ db/Abcnews.al