Maradona me urgjencë në sallë të operacionit, e zbulojnë në Argjentinë

schedule19:56 - 3 Nëntor, 2020

schedule 19:56 - 3 Nëntor, 2020

Diego Armando Maradona është shtruar në spital ditët e fundit dhe ditën e sotme u raportua se legjenda argjentinase nuk ishte me COVID-19, por kishte probleme emocionale dhe në tru.

Së fundmi TycSports raporton se trajneri i Gimnasia La Plata do të operohet për shkak se i është zbuluar një rrjedhje gjaku në tru. Operacioni  do të kryhet sonte.

Mjeku i tij kishte folur ditën e sotme dhe deklaronte se gjendja shëndetësore e Maradonës nuk është serioze. Pritet të shihet tani se si do të shkojë operimi dhe me siguri në Argjentina dhe anembanë botës luten që gjithçka të shkojë mirë për atë që konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit.

ÇFARË KISHTE THËNË DOKTORI – “Diego është më mirë se dje dhe me dëshirën e madhe për t’u larguar nga spitali. Nata shkoi mirë dhe ne po bënim shaka. Unë dua që ai të qëndrojë edhe për një ditë. Ai është anemik dhe ende ndihet i dehidratuar.

Maradona është me humor të mirë dhe ideja është që të bëhet mirë sa më shpejt të jetë e mundur. Madje ai ka ecur nëpër klinikë. Dëshira e tij është të largohet nga spitali dhe ai mund të vendosë vetë, pasi është i vetëdijshëm. E ka këtë të drejtë”, është shprehur Leopoldo Luque, për La Nacion. /abcnews.al