Sulmi në Vjenë, eksperti i sigurisë në “ABC”: ISIS u mposht në front, por tani kaloi në prapavijat tona

schedule19:30 - 3 Nëntor, 2020

schedule 19:30 - 3 Nëntor, 2020

Xhavit Shala, ekspert për çështjet e sigurisë i ftuar në studion e “ABC”-së u shpreh se sulmi terrorist në Vjenë duhet të ishte parandaluar nga shërbimet sekrete, pasi autori ishte një person i dënuar dhe që duhet të ishte nën vëzhgim për veprimtarinë e tij. Nga lufta frontale, Xhavit Shala tha se tashmë strategjia kundër ISIS duhet ndryshuar, pasi terroristët janë futur në prapavijë.

Ai është një akt i shëmtuar, që ka cenuar cenimin e vlerave të demokracisë dhe jetesës evropiane. Shpreh ngushëllimin për familjet e viktimave. Ky dhe aktet e Francës, por edhe të tjera në Pakistan, tregon se ISIS është mundur në luftën frontale, por ka kaluar në prapavijat tona, ky është një alarm për shërbimet sekrete. Në front ishte e thjeshtë, por në prapavija është shumë vështirë. Vjena dukej se ishte pak e imunizuar, por sot nuk ka asnjë vend që të jetë i imunizuar nga terrorizmi, prandaj kërkohet një reagim dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Puna është të mos shkohet te akti, por të parandalohet.

Më duket pak e çuditshme si një person i dënuar, ka qenë në mbikëqyrjen e shërbimeve sekrete dhe arriti…. Përgjegjësia do të dalë ku ka çaluar. Hetimi do të tregojë se ishte ujk i vetmuar apo ka vepruar me të tjerë. Të ngelet jashtë vëmendjes së shërbimeve sekrete do të ishte e pafalshme për mua. Ky akt duhet të ishte parandaluar. Sot duhet të jemi të gjithë të përgatitur, të punohet të shkëmbehet informacion. Fakti që u shpëtoi lë dicka për të korrigjuar” tha ai.

Por si e shpjegon ai faktin se autori ishte shqiptar? “Mund të ishte shqiptar, austriak, kanë qenë edhe të tjerë. Por edhe 4 policët që u përballën ishin shqiptarë, dhe një nga viktimat shqiptar. Kjo tregon vlerat e Austrisë, që është mikpritëse për të gjithë. Ky ishte i lindur atje, edhe shqiptarët janë bërë pjesë e strukturave të policisë atje, shoqëria austriake i ka pranuar” tha Shala.

Por cfarë po ndodh në Shqipëri? “Në Shqipëri po punohet që në themel të parandalohet. Ne duhet të ndalojmë “fabrikat” që prodhojnë njerëz të tillë. Të rekrutuarit nga ISIS nuk kanë qenë vetëm myslimanët. Këtu ka gjithmonë një terren që ISIS ka synuar. Agjencitë shqiptare kanë parandaluar një akt terrorist në Shkodër në ndeshjen me Izraelin” theksoi ai.  Në fund Shala kishte një mesazh për politikanët. “Personalitetet nuk duhet të nxisin gjuhën e urrejtjes” përfundoi ai.

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të ndodhur një natë më parë në Vjenë ku si pasojë humbën jetën 4 persona dhe janë plagosur 17 të tjerë./ db/Abcnews.al