Në SHBA mbahet sot zgjedhjet presidenciale më polemizuese në dakada. Qytetarët amerikanë do të zgjedhin shefin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa gara është e fortë mes presidentit aktual, i cili kërkon një mandat të dytë, republikanit Donald Trump dhe demokratit Joe Biden.
Amerikanët kanë nisur të hedhin votën e tyre në kuti. Në lagjen Pittsburgh të Garfield, Pensilvani filloi të krijohej radhë jashtë qendrës së votimit para agimit.
Votuesit të cilët sapo ishin ngritur nga shtrati i tyre prisnin në të ftohtë që dyert të hapeshin në orën 7:00 të mëngjesit (lokale).
Por votuesit amerikanë kanë energji dhe dëshirojnë të bëjnë të ditur pikëpamjet e tyre, shkruan SkyNews, përcjell abcnews.al.
Gati 100 milion votues kanë hedhur votat e tyre të parakohshme, një rekord për votimin e hershëm në Amerikë.
Ndërsa kjo është ndoshta pritej që prej pandemisë të rritej edhe numri i njerëzve që votojnë me postë. Mediat raportojnë se ekziston një ndjenjë që amerikanët janë më të angazhuar se kurrë në politikën gjithnjë e më të polarizuar të vendit. g.v/abcnews.al