Përplasje opozitë – mazhorancë për negociatat

schedule15:42 - 21 Qershor, 2018

schedule 15:42 - 21 Qershor, 2018

Një javë përpara votimit në Union për hapjen apo jo të negociatave me Shqipërinë, vendimi i mundshëm i vendeve anëtare ishte lejtmotiv i diskursit të së enjtes parlamentare. Në anormalitetin e kthyer tashmë prej thuajse dy muajsh në normalitet të seancave plenare, opozita i bëri thirrje kryeministrit Rama të njohë shqiptarët me atë që Lulzim Basha quajti “lajmin e keq për negociatat”.

“Mbrëmë 24 orë pas samiti franko gjerman, kristiandemokratët e socialët germanë aleatët dhe socialdemokratët gjermanë kanë rakorduar qëndrimine tyre sa i përket hapjes së negociatave me shqipërinë. Ashtu si Edi Rama e di fare mirë lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët që mund të prisnin, lajmi që Shqipëria që nuk e meriton, është lajm i qeverisë gjermane se Edi Rama ka gënjyer, se Edi Rama nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet. Në këtë rezolutë që do behet zyrtare të martën për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen vetëm kushte, por edhe proces kontrolli që demonstron pabesueshmërinë totale. Kjo është një ngjarje dramatike për Shqipërinë”.

Një përgjigje mbi këtë pretendim ia dha kreu i grupit parlametar socialist Taulant Balla.

“Qeveria gjermane është promotorja më e madhe, më mbështetëse ndaj hapjes së negociatave. Në Bundestagun gjerman ka një manzhorancë në favor në 28 qershor. Pëpjekja e Lulzim Bashës sikurs shkruan media austriake “Der Standard” që opozita po pengon hapjen e negociatave në dëm të Shqipërisë, por kjo përpjekje nuk ka arritur të dëmtojë këtë proces të rëndësishëm. Mund të ketë edhe jo, por që lejon fillimin e punës përgatitore”.

Mes thirrjeve të opozitës për lejimin e fjalës së kryedemokratit Basha përtej minutazhit të regjistruar në Kuvend.

Ndërprerjes së seancës me thirrjen e kreut të Kuvendit për lirimin e foltores dhe vijimit të denoncimit të opozitës përmes rrjetit social facebook, vend zunë edhe akuzat e ndërsjellta mes palëve.

Basha: “As 600 mijë sirianët nuk e shpëtojnë Fatmir Xhafën”

Balla: “Ndryshe nga seancat e kaluara nuk dëgjuam diçka për Babalen”

Ishte propozimi i Taulant Ballës për të kaluar në votimin e pikave të rendit të ditës dhe pranimi i tij me 71 vota ai që i mundësoi mazhorancës, por edhe një pjese të një pjese të opozitës vijimin e votimit dhe përmbylljen e seancës plenare. /abcnews.al