Zgjedhjet në SHBA shënojnë të ardhmen jo për 4 por për 4 mijë vjet

schedule15:04 - 3 Nëntor, 2020

schedule 15:04 - 3 Nëntor, 2020

Nga Bill McKibben, The Guardian

Koha po ikën dhe qeveritë duhet të veprojmë sa më shpejt për sa i përket ngrohjes globale. Zgjedhja e Donald Trump herën e parë na kushtoi shtrenjtë; një mandat i dytë do të ishte katastrofik!

Zgjedhjet amerikane do të përcaktojnë të ardhmen e vendit për katër vitet e ardhshme. Dhe pikërisht këto zgjedhje janë vendimtare jo vetëm për të ardhmen e Amerikës por edhe të botës – kjo do të thotë të jesh një superfuqi.

Janë pikërisht këto zgjedhje që mund të përcaktojnë të ardhmen e katër mijëvjeçarëve të ardhshëm.

Kjo për arsye se koha është e vetmja gjë që nuk mund të kthejmë pas, dhe koha është e vetmja gjë që ne kemi humbur në luftën me klimën.

Paneli ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike në raportin e tij të vitit 2018 e bëri të qartë se deri në vitin 2030, njerëzimi  do të transformojë sistemin tonë të energjisë.

Çështje të tilla si strehimi, arsimi ose kujdesi shëndetësor zgjasin gjatë gjithë jetës sonë, dhe ne  marrim më të mirën prej tyre duke shpresuar se do të ecim gjithmonë dy hapa përpara, transmeton abcnews.al

Por ndryshimi i klimës nuk është i tillë. Lajmi se Grenlanda është tani në një proces të pakthyeshëm të shkrirjes duhet të na kujtojë se gjërat më të mëdha në planetin tonë mund të ndryshojnë brenda pak viteve.

Zgjedhja e Donald Trump herën e parë na kushtoi shtrenjtë. Vrulli pas marrëveshjes së klimës në Paris u ndikua plotësisht nga këmbëngulja e administratës për të vendosur mbi ligjet e mjedisit, duke favorizuar industrinë e naftës dhe duke hequr SHBA-në nga negociatat ndërkombëtare.

Por të paktën, për momentin një pjesë e këtij vrulli ekziston akoma.

Administrata e Biden mund t’i bashkohet këtyre përpjekjeve; në fakt mund t’i udhëheqë ata. Nënkryetarja Kamala Harris ka njoftuar se një nga veprimet e saj të para do të ishte një mbledhje e kombeve, duke nxitur  shumë prej tyre të diskutojnë rreth ambicieve që kanë në takimet e ardhshme të OKB-së në Skoci në 2021.

Por nëse Trump do të fitojë?

Nëse ekonomia më e madhe në botë po pengon përmirësimin  e klimës, në vend se të ndihmojë, gjithçka do të pezullohet në rastin më të mirë. Nuk do të ketë asnjë mënyrë për të ushtruar çfarë do lloj presioni mbi udhëheqës si Putin ose Bolsonaro.

Shansi më i mirë për të ndaluar rritjen e temperaturave do të zhduket përgjithmonë. Dhe puna e presidentëve të ardhshëm do të përqendrohet më tepër ndaj katastrofave që marrin më shumë kohë  të parandalohen.

Rritja e temperaturave  në planetin  tonë qoftë edhe një gradë më tepër, na ka çuar në një epokë të re gjeologjike, dukshëm më pak mikpritëse për qeniet njerëzore. Por  ka një ngjashmëri me botën në të cilën filloi civilizimi.

Nëse i vlerësojmë ato civilizime, atëherë një votë për Joe Biden nuk ka të bëjë me katër vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për marshin e gjatë të kohës që shtrihet përpara nesh. Dhe për çdo krijesë dhe qenie njerëzore që do të jetojë në vitet e ardhshme. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!