Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Johnny Depp humbi gjyqin ndaj “The Sun”, Amber Heard paralajmëron prova të reja

schedule11:58 - 3 Nëntor, 2020

schedule 11:58 - 3 Nëntor, 2020

Amber Heard është shprehur se nuk është e suprizuar që ish-burri i saj Johnny Depp humbi gjyqin kundër “The Sun”, pas një artikulli në të cilën e akuzonte aktorin se kishte dhunuar sistematikisht gruan e tij.  Këshilltari i aktores tha për “Metro” se “ky vendim nuk ka qenë i befasishëm”,

“Shumë shpejt në do të paraqesim prova edhe më voluminoze në SHBA. Ne jemi të përkushtuar për të fituar dhe për të mbrojtur të drejtën e Znj. Heard”. Ndërkohë, nga ana tjetër avokatët e Depp synojnë të apelojnë vendimin e gjyqit të djeshëm. Depp vazhdimisht ka mohuar akuzat, duke pretenduar se ishte ish-gruaja e tij që ka qenë e dhunshme me të.

Johnny Depp a 'wife-beater' who assaulted Amber Heard at least 12 times,  judge rules | National Post



Vendimi i gjykatës shihet si një fitore e ‘raundit të parë’ për Heard.  Në korrik, Depp dhe ish-gruaja e tij patën një përballje dramatike tre-javore ligjore që zbuloi akuzat e shëmtuara të sulmit verbal dhe fizik, abuzimit të drogës dhe alkoolit dhe jetës private të trazuar për çiftin e famshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!