Cardi B tërheq kërkesën për divorc pas rikthimit me Offset

schedule10:42 - 3 Nëntor, 2020

schedule 10:42 - 3 Nëntor, 2020

Cardi B ka tërhequr kërkesën për divorc pas më pak se dy muajsh kur deklaroi se po i jepte fund marrëdhënies me Offset, me të cilin ka dhe një vajzë. Reperja paraqiti dokumentet për të ndaluar divorcin vetëm disa ditë pasi të caktohej një seancë gjyqësore për çështjen e tyre.  Dyshja rindezi thashethemet se janë rikthyer sërish bashkë gjatë festës së përvjetorit të 28-të të Cardi B.

Gjithashtu, Offset i dhuroi një Rolls Royce me një dizajn të veçantë 300.000 dollarë, ku në sedilje ishte qëndisur emri i vajzës së tyre.  Vetë Cardi reagoi duke thënë se: “Unë jam e çmendur, ju e dini. Kështu jemi ne dhe kjo është midis meje dhe partnerit tim. Prandaj kur njerëzit fillojnë dhe thonë se po e bëj për vëmendje, e kanë gabim. Jo, jam thjesht e çmendur.

Rekindling the relationship: Cardi B has officially filed to call off divorce from fellow rapper husband Offset less than two months after branding their marriage 'irretrievably broken' according to a TMZ report on Monday, as they are seen in February 2019

Një ditë jam e lumtur, ditën tjetër marr një vendim tjetër, e ndërsa tjetrën më merr malli për të. Eshtë shumë e vështirë të mos flasësh me shokun tënd të ngushtë.“, u shpreh Cardi. Kjo nuk është hera e parë që reperja 28-vjeçare ka hedhur poshtë kërkesën për ndarje nga partneri i saj, pasi dhe në vitin 2018 ata u ndanë për t’u ribashkuar më pas vetëm dy muaj më vonë. /abcnews.al

Tried to make it work: Her husband's infidelity appears to have been the breaking point for the female rapper. A source told People Tuesday: 'Offset has pretty much cheated the entire time but Cardi looked the other way because of the baby'

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!