“Situata është e rëndë dhe askush nuk na dëgjon në Evropë. Refugjatë të vërtetë janë 7 nga 100. Do të shqyrtojmë mbrojtjen humanitare, në 30% të rasteve totale, kriteret objektive janë të nevojshme për ta dhënë atë”, kështu u shpreh ministri i brendshëm italian Matteo Salvini. Më pasai foli për samitin e ardhshëm të BE-së, duke shpjeguar se “ose të ketë një propozim të dobishëm, gjithashtu për të mbrojtur refugjatët, ose për të ndryshuar këto rregulla, ose do të themi jo”.
Gjithmonë duke folur për samitin evropian, mbi çështjen e flukseve migratore, Salvini theksoi se ai është “optimist se do të gjindet një marrëveshje e kënaqshme. “Për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të gjithë pajtohen, le të shohim nëse pas viteve të bisedimeve do të kalojnë në fakte. Nuk mund të paguajmë 6 miliardë në vit për në BE dhe pastaj të marrim gishtërinjë në sy. Nuk do të doja të detyrohesha ta ripërsëris këtë kontribut”, shton ministri Italian. Lidhur me qëndrimin e Hungarisë, e cila ka shtrënguar aplikimet për azil dhe ka ndaluar zhvendosjen e emigrantëve nga vendet e tjera, Salvini theksoi: “Orban ka të drejtë në mbrojtjen e kufijve të jashtëm, gabim kur Italia mbetet e vetme” .
Salvini pastaj foli për Roberto Savianon, me të cilin, në distancë dhe disa herë, pati disa përplasje. “Ne jemi shteti evropian që po jep më shumë shtetësi, por Saviano e injoron atë, duke e zgjeruar më tej koncesionin e shtetësisë do të ishte kaos”, tha ministri duke iu kundërpërgjigjur shkrimtarit të njohur. /abcnews.al