Tirana do të luajë me shumë mungesa në sfidën e Superligës ndaj Kukësit. Trajneri Emanuel Egbo, gjithsesi, mbetet optimist dhe thotë se çdo problem e ka një zgjidhje.
Ndeshja e Kupës u la pas me sukses, ndërsa shqetësimi nis tani. Tirana do të luajë në mesjavë ndaj Kukësit në Superligë, dhe përveç faktit se nuk do të jetë në fushën e saj, do të duhet të përballet me mungesa.
Ismajlgeci është i dëmtuar, ndërsa Batha e Torasa janë të pezulluar nga Komisioni i Disiplinës. Trajneri Egbo pyetet sesi do t’ia bëjë dhe përgjigja e tij ishte interesante, ndërkohë që vijon të mbajë të njëjtën linjë kur pyetet mbi ekipet pretendente.
Sigurisht ndeshja e radhës kundër Kukësit nuk mund të mbetet jashtë diskutimit dhe trajneri kampion i Tiranës jep mendimin e tij në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së Kupës kundër Shkumbinit. /abcnews.al