Kryeministri Rama ka përshëndetur triumfin e sheshit “Skënderbej” të kryeqytetit shqiptar në çmimin Europian të Barcelonës. Por, pas urimit kreu i qeverisë zgjodhi të risjellë në kujtesë, sulmet, siç i cilësoi ai, që shoqëruan vënien në zbatim të projektit për sheshin “Skënderbej”.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se “ideja fituese e Konkursit Ndërkombëtar të organizuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2008, u projektua e filloi zbatimin nën rrebeshin e sulmeve të qeverisë së kohës e të analistëve të çdo kohe. E më në fund u bë realitet falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe rizgjimit nga gjumi të Bashkisë së Tiranës”.
Në mesazhin e tij, kryeministri Rama përcolli falenderime si për faktorët që bënë të mundur realizimin e sheshit të sotëm, ashtu dhe ato që e kundërshtuan atë./abcnews.al