Jo vetëm Alexis Sanchez, Conte i gëzohet një tjetër rikthimi të rëndësishëm

schedule17:14 - 2 Nëntor, 2020

schedule 17:14 - 2 Nëntor, 2020

Milan Skriniar ka qenë një nga mungesat më të rëndësishme të Interit muajin e fundit. Mbrojtësi sllovak rezultoi pozitiv me Covid-19 në 8 tetor dhe qëndroi gati një muaj i izoluar në vendlindje.

Tamponi i kryer dy ditë më parë doli negativ, duke sjellë shërimin e 25-vjeçarit. Skriniar ka kryer të plotë seancën stërvitore të ditës së sotme dhe është grumbulluar për sfidën e së martës kundër Real Madrid në Champions League.

Një rikthimi i rëndësishëm për Antonio Conten, i cili do të ketë të gatshëm edhe sulmuesin Alexis Sanchez në duelin ndaj ekipit të Zidane në kryeqytetin spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!