Liverpool përballet nesër me Atalantan në raundin e tretë të fazës së grupeve në Champions League. Trajneri i “The Reds” ka dalë sot në konferencën për shtyp para ndeshjes. Nuk mungon vlerësimi i Klopp për bergamaskët, ndërkohë që flet edhe për paraqitjet pozitive të Jotas dhe situatën e Shaqirit.
DIOGO JOTA – “Ai tashmë është në një nivel shumë të mirë, ka shumë përvojë. Unë e dija nivelin e tij dhe se ai do të kishte më pak kohë për t’u integruar. Wolverhampton gjithashtu po luanin me një ritëm më të lartë. U ambientua menjëherë. E rëndësishme është që të gjithë të jenë të gatshëm fizikisht.
ATALANTA – “Do të përballemi me vështirësi si të gjithë të tjerët. Atalanta, duke pasur parasysh atë që kanë bërë vitet e fundit, është një ekip që luan mirë dhe është e organizuar mirë. Është e vështirë të përballesh me ta, më ngjajnë me Leeds. Unë nuk i njihja shumë, por e di shumë mirë se cili ishte rrugëtimi i tyre. Më pëlqen t’i shikoj, mund të mësojmë shumë prej tyre”.
SHAQIRI – “Ai di të luajë në shumë pozicione. Ishte i dëmtuar, nuk u përjashtua për arsye disiplinore. Na mungoi shumë, ai është një lojtar shumë i mirë, pati ndikim të madh. Jam i lumtur që e kam përsëri në skuadër. Kur merkato të hapet thashethemet për largimin e tij do të fillojnë sërish”, përfundoi tekniku gjerman. /abcneës.al