Pas 10 vitesh rihapet Universiteti i Forcave të Armatosura.
Mes 600 aplikanteve janë shpallur fitues 60 studentë të cilët nisin sot studimet e programit bachelor, në Fakultetin e Shkencave Ushtarake.
Ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj u shpreh se Akademia rikthehet duke plotësuar një boshllëk që ka krijuar jo pak kosto për FA.
“Akademia u mbyll vetëm 1 vit pasi u anëtarësuam në NATO. Rruga e një force moderne dhe profesioniste kalon nga Akademia. Falënderoj SHBA, Turqinë, Greqinë, Italinë e Anglinë për ndihmën në arsimim gjatë këtyre viteve. Armatimet e pajisjet janë pesë me hiç nëse nuk investojmë tek njerëzit tanë. Pas disa vitesh, rihapja e AFA do të shihet si një nga momentet kyçe të ringritjes së FA.
AFA, institucioni i vetëm i akredituar i arsimit të lartë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ofron mundësi të jashtëzakonshme punësimi e karriere në FA dhe NATO.
Akademia më në fund rikthehet duke plotësuar një boshllëk që ka krijuar jo pak kosto për FA. Synojmë ta ngremë AFA në nivelin e një akademie të një vendi të NATO-s”, tha Xhaçka.
/abcnews.al/