Ditën e djeshme në medie u shpërnda lajmi se një lojtar i Real Madrid është prekur me COVID-19, por emri i tij nuk u bë i ditur. Sot është vetë Real Madrid, që zbardh gjithçka.
Klubi “Merengues” raporton përmes një deklarate për shtyp se Eder Militao është prekur me COVID-19. Fatmirësisht mbrojtësi është i vetmi i prekur dhe pjesa tjetër e ekipit dhe stafi teknik kanë rezultuar negativë.
DEKLARATA E KLUBIT – “Real Madrid njofton se lojtari ynë Eder Militao ka dalë rezultat pozitiv në testet për COVID-19 të kryera mëngjesin e djeshëm.
Comunicado Oficial: Militão. #RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 2, 2020
Të gjithë lojtarët e tjerë, stafi trajnues i ekipit të parë, si dhe të gjithë punonjësit e klubit që punojnë drejtpërdrejt me lojtarët, rezultuan negativ në të njëjtët teste. Po kështu, përsëri konfirmohet se të gjithë, përveç Militaos, kanë dalë negativ në testet e kryera këtë mëngjes”. /abcnews.al