Etrit Berisha vazhdon të luajë në nivele të larta e të shkëlqejë edhe në Serie B. Gardiani i kombëtares sot është treguar vendimtar për SPAL, duke pritur një penallti në minutën e 61-ndaj skuadrës së Reggina. Pritja e gardianit rezultoi esenciale për SPAL, pasi ruajti avantazhin 0-1 të regjistruar në pjesën e parë nga goli i Castro.
Pas ndeshjes Berisha foli për “Lospallino” dhe nuk e fshehu aspak gëzimin për fitoren e skuadrës së tij dhe paraqitjen pozitive. Si gjithmonë suksesin e ndan edhe me të tjerët Berisha, që në këtë rast falënderon trajnerin e portierëve, Cristiano Scalabrelli dhe fitoren e sotëm e vlerëson si një sukses të madh për objektivin e rikthimit në Serie A. Penalltia e pritur sot, ishte e dyta për Berishën, pas asaj ndaj Monza në nisje të Serie B.
“Jam i lumtur për rezultatin dhe për shokët e mi. Unë gjithashtu e përgëzoj trajnerin tonë të portierëve (Scalabrelli) sepse puna në detaje gjatë javës na bën të bëjmë rritemi në cilësi. Po flasim për një sukses themelor, të marrë në një fushë shumë të vështirë, për t’u rikthyer (në Serie A), por duhet të bëjmë akoma më shumë”, u shpreh Berisha. /abcnews.al