Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Heroi Ibra: Kjo skuadër më bën të ndihem më i ri! Titulli? Nuk fluturojmë

schedule14:51 - 1 Nëntor, 2020

schedule 14:51 - 1 Nëntor, 2020

Zlatan Ibrahimovic nuk është vetëm “hajmalia” e Milanit, por edhe udhëheqësi dhe figura kryesore e skuadrës së Piolit. Sot në triumfin 1-2 ndaj Udineses 39-vjeçari mori pjesë në të dy golat e kuqezinjve, duke dhënë asistin për Kessie dhe shënuar një gol të bukur në fund, që kaloi sërish Milanin në avantazh dhe i dha tre pikët.

Pas ndeshjes për DAZN Ibra foli për golin, përgjegjësitë e tij në skuadër dhe objektivat e Milanit këtë sezon, me oreksin, që vjen duke u shtuar.

“Ishte gol i bukur, por ishte e rëndësishme të fitonim, kështu është një gol që vlen tre pikë. Ishte ndeshje e vështirë, por ne provuam se punojmë, vuajmë dhe ia dalim së bashku. Në momente të vështira është e rëndësishme ta shohësh skuadrën të punojnë të gjithë së bashku. Kjo do të thotë se jemi në rrugën e duhur.



 

 

Jemi një nga skuadrat më të reja në Evropë, përveç meje, që e rris pak mesataren. Por mua ata më bëjnë të ndihem i ri. Djemtë janë shumë të uritur. Do e marr unë të gjithë përgjegjësinë dhe presionin, ata nuk kanë nevojë ta ndiejnë këtë. Kujdesem unë për këtë, ata thjesht duhet të punojnë dhe besojnë në aftësitë e tyre. Momentet e vështira do vijnë për çdokënd, e rëndësishme është të mendojmë pozitivisht.

Fitimi i Serie A? Gjërat po shkojnë mirë, por siç e thashë javë më parë, t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Çdo ndeshje është finale më vete dhe do shohim në fund. Shpresoj që tifozët të kthehen shpejt në stadium dhe të mund ta shohin Milanin nga afër sepse ne luajmë për ta dhe duam ta ndajmë këtë aventurë me tifozët”, u shpreh ylli suedez. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!