Gjatë El Clasicos u kap nga kamerat duke iu ankuar shokëve të ekipit për mos aktivizimin nga trajneri Zidane dhe zërat e merkatos tashmë e largojnë nga Real Madrid. Isco nuk është profili i lojtarit, që kërkon Zidan dhe francezi nuk ka zgjedhur ta bëjë pjesë të pandashme të formacionit.
Kontrata aktuale e spanjollit me madrilenët përfundon në verën e vitit 2022 dhe Perez dëshiron të fitojë para nga shitja e tij. Ai që ia ofron këtë mundësi, është Carlo Ancelotti. Trajneri i Everton dhe mesfushori kanë konsideratë të lartë për njëri-tjetrin dhe duan të bashkëpunojnë sërish.
Sipas Sunday Mirror dyshja mund të bashkohen që në janar. Mos aktivizimi i lojtarit e shtyn atë të kërkojë me patjetër largimin. Real Madrid do donte të fitonte para nga ai dhe kjo marrëveshje është e arritshme në janar. Vlera e këtij operacioni mund të arrijë afro 40 milionë euro. /abcnews.al/