Hidhet nga kati i katërt i “Shefqet Ndroqit”, humb jetën 52-vjeçari

schedule08:05 - 1 Nëntor, 2020

schedule 08:05 - 1 Nëntor, 2020

Një 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”. Njoftohet se P.Gj., është vetëhedhur rreth orës 03 :10 dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. s.b/abcnews.al/