KPK seancë dëgjimore me gjyqtarin e Apelit në Tiranë Ilir Toska 

schedule11:48 - 20 Qershor, 2018

schedule 11:48 - 20 Qershor, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi po sot një seancë dëgjimore me Ilir Toskën, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Toska u njoh sot me rezultatin e verifikimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit Toska përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Paraprakisht mësohet se gjyqtari Toska zoteron vetëm dy pasuri të paluajtshme, konkretisht një apartament me sipërfaqe 91.44 m2, me vlerë 50 292 euro, blerë me kursime, hua dhe me një kredi bankare si dhe 33% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 68 m2, në vlerën 25 000 lekë. /abcnews.al