Tjetër fitore jashtë fushë në kampionat e Atletico Madrid. Ekipi i Simeones mposhti 1-3 Osasunën, falë dygolëshit të Joao Felix dhe rrjetës së parë si “Colchoneros” për Lucas Torreira.
Dygolëshi i dytë brenda pak ditëve për Joao Felix pas atij ndaj Salzburg në duelin e mesjavës në Champions League (Atletico fitoi 3-2). Talenti 20-vjeçari zhbllokoi takimin në minutat e fundit të pjesës së parë falë një penalltie të saktë. Miqtë fituan një tjetër penallti, por goditja e lojtarit luzitan u ndal në shtyllë.
Gjithsesi, Joao Felix gjeti sërish rrjetën në minutën e 69-të pas asist të marrë nga argjentinasi Correa. Vendasit shkurtuan rezultatin me anë të Budimir dhjetë minuta nga fundit.
FT #OsasunaAtleti 1-3
❤️✌️? @joaofelix70 scores twice to help continue @atletienglish‘s unbeaten run!#LiveResults pic.twitter.com/5jNfB05PqP
— LaLiga English (@LaLigaEN) October 31, 2020
Sfida u bë emocionuese për mesfushori Torreira vulosi përfundimisht triumfin e ekipit kryeqytetas në minutën e 88-të. Uruguaiani, i cili kishte tre minuta që ishte futur në fushë, shfrytëzoi një asist të anglezit Trippier dhe mposhti portierin vendas me një goditje të saktë.
Suksesi i sotëm e ngjit Atleticon në vend të dytë më 14 pikë, dy pikë larg kryesuesve të Real Madrid, por djemtë e Simeones kanë luajtur një takim më pak. Përballja tjetër e ditës së shtunë në La Liga mes Athletic Bilbao dhe Sevilla, përfundoi me fitoren 2-1 të skuadrës baske. /abcnews.al