Projektligji për marrëveshjen për emrin me Greqinë pritet që të miratohet sot në Kuvendin e Maqedonisë. Shqyrtimi filloi dje kur u miratua futja me procedurë të shkurtuar si dhe u sigurua kalimi në Komisionin për Çështje Evropiane. Kalimi nëpër këto instanca të Kuvendit nuk ishte problematik për shumicën parlamentare. Ndërsa deputetët e opozitës i bojkotuan këto zhvillime në Kuvend dhe njoftuan se nuk do të marrin pjesë në votimin e këtij Projektligji, të cilin e konsiderojnë të dëmshëm për vendin. Këtë qëndrim e mban edhe presidenti Ivanov, i cili ka paralajmëruar se nuk do të nënshkruajë ligjin e miratuar nga deputetët. Pas kësaj, pritet që ligji sërish të kalojë nëpër instancat e Kuvendit dhe të dërgohet sërish te presidenti, i cili herën e dytë është i obliguar ligjërisht ta dekretojë. /abcnews.al
Maqedoni, marrëveshja për emrin me Greqinë/ Pritet të miratohet në Kuvend
schedule09:45 - 20 Qershor, 2018
schedule 09:45 - 20 Qershor, 2018