Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sa e rrit rrezikun e vdekjeve nga koronavirusi ndotja e ajrit

schedule11:58 - 31 Tetor, 2020

schedule 11:58 - 31 Tetor, 2020

Ekspozimi afatgjatë i njerëzve ndaj ndotjes së ajrit shoqërohet me një rrezik në rritje të vdekjes nga Covid-19. Shkencëtarët gjermanë kanë bërë disa vlerësime përsa i përket përqindjes së vdekjeve nga koronavirusi, i cili mund të jetë për shkak të efekteve të ndotësve të ajrit.  Studiuesit vlerësojnë se rreth 15% e vdekjeve në të gjithë botën për shkak të pandemisë (një në shtatë) mund të ketë lidhje me ekspozimin kronik të shumë njerëzve ndaj ndotjes së ajrit.

Në Europë, shkalla e vdekjeve të lidhura vlerësohet në 19 përqind, (pothuajse një në pesë).  Ata thonë se shifrat ishin “vlerësime të përqindjes së vdekjeve nga Covid-19 që mund të ishin shmangur nëse popullata do të ishte ekspozuar ndaj niveleve më të ulëta të ndotjes së ajrit dhe ndotësve të tjerë të bëra nga njeriu”.

Megjithatë, sipas tyre këto përqindje nuk sugjerojnë një lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë midis ndotjes së ajrit dhe vdekshmërisë nga Covid-19. “Nëse kombinohen ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit dhe infeksionit Covid-19, atëherë ne kemi një barrë shtesë për shëndetin, veçanërisht të zemrës dhe enëve të gjakut, gjë që e bën një person më të prekshëm dhe më pak rezistent ndaj Covid-19.” /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!