“Heshtje ndaj grevës”, gratë në Ballsh: T’u çojmë njëherë bukë fëmijëve, pastaj negociojmë

schedule11:02 - 31 Tetor, 2020

schedule 11:02 - 31 Tetor, 2020

Gratë naftëtarë vijojnë rezistencën e tyre për të marrë pagat e prapambetura.Deri më tani asnjë institucion nuk është përgjigjur për situatën e tyre.

Gazetarja e “ABC News” Valbona Davidhi tha se në ditën e 17 të grevës së urisë, gjendja e grevistëve është e rënduar qoftë nga ana psikologjike po ashtu edhe nga ana fizike.

Ata janë shprehur se fillimisht duhet të shlyhet pagat e prapambetura më pas mund të negociojnë për vijimësinë  e punës: T’i çojmë njëherë bukë fëmijëve dhe pastaj të negociojmë për punën”

Po ashtu edhe familjarët janë të shqetësuar për gjendjen e tyre.

“17 ditë grevë urie, kam lënë pas dy vajza që nesër do të duan të shkojnë në shkollë, por nuk kanë para. I kam thënë që mami do të vijë kur të fitoj djersën dhe gjakun. Përgjigja që më tha ishte mos u tall me fëmijët. Nuk e kuptoj se çfarë po bëjnë këta qeveritarë për naftëtarët. Heshtje vrastare…Vendimmarrja jonë është të vazhdojmë grevën për të marrë atë që na takon. T’i çojmë njëherë bukë fëmijëve dhe pastaj të negociojmë për punën”, u shpreh një nga grevistet gra.

Ndërkohë një herë në ditë realizohet një vizitë nga infermierët, për gjendjen shëndetësore të grevisteve./abcnews.al/