“Shfaqen në ekrane si të dehur pa mundur të kontrollojnë zorrët e barkut”, Rama: S’kthehemi pas

schedule10:31 - 31 Tetor, 2020

schedule 10:31 - 31 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin e zhvilluar në Kukës, për platformën “Deputeti që duam”, tha se Partia Socialiste ka treguar se ka mundësi të bëjë më të mirë.

Ai theksoi se mori një qeveri të zhytur në borxhe dhe sot nuk mund t’i kërkohet larja e mëkateve të tridhjetë viteve.

Kryeministri iu përgjigj në mënyrë indirekte deklaratave të ashpra të Presidentit Ilir Meta të bëra mbrëmjen e djeshme, për të cilat u shpreh se e kishin mundësinë të t’i jepnin më shumë Shqipërisë, por sipas Ramës dështuan përballë sfidave.

Rama gjithashtu tha se ai dhe “skuadra e PS”, siç ai e quan nuk mund të kthehet pas, në detyrën që ka nisur.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

“Të gjithë e kanë pasur mundësi për të bërë më të mirë, por kanë treguar të kundërtën.  Nuk rrinë dot më dinjitet dhe aftësi në një vend punë, prandaj janë rrugëve, bërtasin rrugëve, dhe shfaqen nëpër ekrane si të dehur dhe nxjerrin gjithçka pa mundur të kontrollojnë zorrët e barkut. Parafytyroni se çfarë ndodh nëse u mbetet atyre puna në dorë për rindërtimin.

Lexo edhe: Rama: Aeroporti në Kukës do të sigurojë linja që s’i ka as Tirana dhe nuk do t’i ketë as Prishtina

Kujtoj që një grup jo i vogël u përmbyt në Shkodër dhe u desh të vinin në në qeveri për t’i dhënë dëmshpërblimet e një përmbytje që kishte ndodhur disa vite më parë.

Imagjinoni se çfarë ndodh nëse vijnë këtë të rindërtojnë mijëra shtëpi. Nuk ka nevojë të hedhësh fall, bëhet fjalë për lojtarë që kanë pasur mundësinë të luajnë në shtëpi, por kanë dalë të mundur përballë të gjitha sfidave. Më thoni një sfidë që ata e fituan kur ishin në fushë… Flasin sot disa që janë ata që nuk duan të shohin, që ne  e paskemi vështirësua ekonominë, apo ne kemi hapur rrugën që shqiptarët largohen. E vërteta nuk është kështu.

Largimet në vendet që sot janë në BE kanë qenë masive, por kthimet kanë filluar. Bota është shumë e vogël, sot nuk jemi në bunkerin e Enver Hoxhës.

Si mund të bëjmë mbrapsht ne dhe si mund të pranojmë se gjithë këto themele që kemi hedhur, organizime që i gjetëm në hemorragji të plotë, të ndërpritet. Ata që sot duaa të kthehen e kanë pasur dy herë mundësinë. Herën  e parë kur Shqipëria përfundoi në humnerë dhe herën e dytë kur e çuan në buzë të humnerës dhe kur ne erdhëm në 2013 sfida ishte të mos ulnim pensionet. Qeveria ishte e zhytur në borxhe”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!