Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BARCELONA NË KOLAPS: “Jo” nga Nyemar dhe rrezik falimentimi, zhvillimet e fundit

schedule09:30 - 31 Tetor, 2020

schedule 09:30 - 31 Tetor, 2020

Klubi i Barcelonës nuk po kalon një moment të mirë financiar. Sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë edhe sulmuesi i PSG-së, Neymar, ka ndryshuar mendje rreth rikthimit të tij tek katalanasit. Sipas raportimit të “Foot Mercato”, braziliani i ka shpjeguar presidentit Al-Khelaifi që në finalen e Champions League në Lisbonë se kërkon të qëndrojë në Paris.

Madje ylli i francezëve është i gatshëm të rinovojë për pesë vite të tjera me ta dhe po me të njëjtat kushte financiare si në kontratën aktuale. Neymar fiton rreth 36 milionë euro neto në vit dhe këtë gjë i ka kërkuar sërish presidentit. Për sa i përket Barcelonës, ai tashmë e ka harruar atë dhe rikthimi i tij në Katalonjë nuk ekziston më si mundësi.

SITUATA E RËNDË FINANCIARE – Te Barcelona tentuan gjatë kësaj vere të shisnin disa futbollistë për të arkëtuar të ardhura, për shkak të situatës së rëndësuar financiare edhe për shkak të pandemisë. Nga Spanja tani vjen një lajm edhe më i bujshëm, që e sheh Barcelonën të rrezikojë edhe falimentimin.

Gazetarja Marta Ramon Gorina shkruan se sot për herë të parë do të ketë negociata me përfaqësuesit e futbollistëve për uljen e pagave. Në klubin katalanas kanë detyrën e vështirë të që shkurtojnë me 190 milion euro shpenzimet. Bisedimet nisin sot dhe duhet të mbyllen deri më 5 nëntor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!