Pas tërmetit shkatërrimtar në Greqi dhe Turqi, ambasada shqiptare në Athinë i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në ishullin Samos në Greqi në zonën e prekur nga tërmeti, të zhvendosen në një zonë të sigurtë.
Ambasada gjithashtu ka vendosur në dispozicion një numër telefoni për cdo rast emergjence të shqiptarëve atje.
“Ambasada e RSH-së në Athinë i bën thirrje qytetarëve që gjenden në zonën e prekur nga tërmeti, ishullin Samos të Greqisë, të zhvendosen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +30694165 8183 për çdo rast emergjence”, shkruan ambasada.
Nga njoftimet e deritanishme nuk është njoftuar për shqiptarë të plagosur nga tërmeti në ishullin Samos.
n.d./abcnews.al