Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Nuk ndalen autoambulancat drejt spitaleve covid, tek Infektivi presin në radhë për të lënë të sëmurët

schedule15:31 - 30 Tetor, 2020

schedule 15:31 - 30 Tetor, 2020

Në oborrin e spitalit “Infektiv” prej ditësh, nuk ka pasur kaq autoambulanca në të njëjtën kohë.

Urgjencat që vinin e iknin paraditen e të premtes nuk ndalnin derisa për pak çaste, shtatë prej tyre prisnin në radhë  për të lënë të sëmurët me koronavirus.

Rritja e të infektuarve po shton shtrimet dhe po çon drejt mbushjes shtretërit në spitalet Covid.



Njëkohësisht dhe ankthin e familjarëve, të cilët  përtej rrethimit të karantinës presin lajme për të afërmit e tyre brenda Infektivit.

“Sa kam ardhur nga Berati. Dje e solli ambulanca, bëri edhe kontrollet. Duhet të kemi një gjë që të merremi vesh”, u shpreh një qytetare.

Ndërsa një tjetër qytetare tregon se kishte burrin të shtruar.

“Burri im aty është , ka që të hënën dhe është shumë rëndë. Shpresojmë për më mirë,  e kam sjellë nga Durrësi”, tregon ajo.

Numri i të shtruarve në dy spitalet Covid prej katër ditësh nuk ka rënë nën 280 të sëmurë ndërkohë që kapaciteti maksimal Infektivit është 120 shtretër dhe ai I Sanatoriumit rreth 200.

Ministrja e Shëndetësisë pak ditë më parë deklaroi se  me ezaurimin e tyre do të hapet spitali Covid 3 tek ish kirurgjia në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!