Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënoja e ndërtesave të shembura në Izmir. Momenti i nxjerrjes së saj është duartrokitur dhe pritur me gëzim nga personat që ndodheshin aty.
https://www.youtube.com/watch?v=FE5EfStSKUk&feature=youtu.be
Tërmeti i fuqishëm sipas të dhënave paraprake mendohet të ketë qenë me magnitudë 7 të shkallës Rihter.
Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë shembur disa ndërtesa mes tyre edhe një pallat, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve.
Such a calamity https://t.co/E8AF4UQ6uu
— Roland Pease (@PeaseRoland) October 30, 2020
Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Po ashtu lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.6 janë ndjerë fuqishëm edhe në Greqi, kryesisht në zonën e Atikës. Mediat kanë raportuar tetë të plagosur dhe disa ndërtesa me dëme të mëdha në ishullin Samos. g.v/abcnews.al