Efekti “Halloween”: Psikologia shpjegon pasojat negative tek fëmijët

schedule11:09 - 30 Tetor, 2020

schedule 11:09 - 30 Tetor, 2020

Festa e Halloween-it ka një interes të madh dhe në Shqipëri, dhe fëmijët duan të kthehen si personazhet e tyre të preferuar. Por përtej argëtimit, kjo festë mund të ketë efekte negative tek fëmijët.

Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, psikologia Lediona Braho tha se kjo festë mund të jetë e frikshme për fëmijët ose për disa specifikë, të cilët mund të jenë më të frikësuar se të tjerët, apo për fëmijët më të vegjël krahasuar me ata më të mëdhenj.

“Ka fëmijë që mund të jenë më të prirur të frikësohen nga maskat e Halloween dhe mund të jenë të kushtëzuar ndaj frikës, për shkak të ngjarjeve të mëparshme që mund t’ju kenë ndodhur në jetë dhe ata që janë më të vegjël, që e kanë të vështirë ta ndajnë fantazinë nga realiteti.“, tha Braho.

Më tej, ajo tha se prindërit duhet të kuptojnë nëse kjo frikë është zgjat tek fëmija për ditë të tëra ose kalon në shok, duke shtuar se duhet kuptuar burimi nga vjen kjo frikë.

Nëse prindërit veprojnë në mënyrë të skajshme nga njëra anë mundohen ta mbështjellin ose ta mbajën të tërhequr ndaj çdo përvoje që i nxit frikë fëmijës, mundet që të kalojnë. Dhe disda prindër mund të jenë në skajin e kundërt të cilët nuk e njohin frikën e fëmijëve të tyre, të dyja këto pozicione si heiperproktiviteti dhe vlerësimi i emocioneve të frikës nuk mund të ndihmojnë.”, tha psikologia. /abcnews.al