Kaos dhe trafik i madh në Paris: Ku po “arratisen” kryeqytetasit

schedule10:34 - 30 Tetor, 2020

schedule 10:34 - 30 Tetor, 2020

Trafiku në Paris ka arritur në nivele rekord vetëm disa orë para se të hynte në fuqi bllokimi i ri mbarëkombëtar, me mijëra njerëz që largoheshin nga kryeqyteti duke shkaktuar një bllokim të jashtëzakonshëm.

Sipas BBC , bllokimi i trafikut në zonën Ile-de-France dje pasdite, përfshinte një total prej 700 kilometrash.

Masat e reja, drastike të vendosura nga qeveria e Macron disa ditë më parë hynë në fuqi në mesnatën e së Premtes, duke ndaluar që francezët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, vetëm në rastet kur duhej të blinin ushqim, të shkonin në punë, ose do të largoheshin për arsye urgjente familjare.

Personat që largohen nga vendi duhet të kenë patjetër një dokument, i cili justifikon arsyen pse po largohen ndërsa kontrolli i autoriteteve për respektimin e masave do të jetë intensiv.

Sipas BBC, shumë parisianë zgjodhën të largoheshin nga qyteti dhe shkuan në fshat, duke shpresuar se kufizimet do të ishin më pak të ashpra atje. Rezultati ishte qindra kilometra bllokim nga trafiku, me makina të parkuara, dhe orë të gjata pritje.

Ana një 24 vjeçare tha se u largua nga Parisi për të shkuar në fshat pasi bllokimi i parë në Paris ishte një “përvojë e vështirë psikologjike”.
Sipas mediave britanike, trafiku i shtuar u regjistrua dje në Paris dhe në  qytete të tjera të mëdha franceze, të tilla si Lioni dhe Bordeaux, pak para zbatimit të masave të reja kufizuese.

Bllokimi i rrugëve në Francë të sjellin në mend “eksodin masiv” që ndodhi në mars, përpara fillimit të bllokimit të parë. Shumë persona kritikuan qytetarët që po largoheshin nga kryeqyteti francez, duke rrezikuar provincën.

Franca ka regjistruar  47,637 raste të reja në 24 orë, krahasuar me 36,437 të mërkurën, dhe rekordin e të dielës ku regjistroi 52,010 raste. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!