Greqi, arratisen 3 shqiptarë nga një burg i Athinës

schedule10:15 - 19 Qershor, 2018

schedule 10:15 - 19 Qershor, 2018

Tre shtetas shqiptarë janë arratisur nga një burg i Athinës mëngjesin e së martës. Lajmi bëhet I ditur nga mediat greke që shkruajnë se të dënuarit arritën të hiqnin kangjellat e qelisë dhe të largoheshin nga qëndra e paraburgimit. Tashmë policia është vënë në kërkim të tyre. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët për rrezikshmërinë e tyre.

Shqiptarët gjendeshin në paraburgim dhe akuzoheshin për 72 grabitje në banesa luksoze dhe mësohet se kanë përfituar deri në 400 mijë euro nga aktiviteti kriminal. Madje dy prej tyre janë përfshirë edhe në trafik droge. Një prej shqiptarëve akuzohet edhe për përdhunim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!