Një personazh mjaft kontrovers si Vittorio Sgarbi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së medias italiane, pasi u nxor nga parlamenti ku ishte duke mbajtur një fjalim sepse nuk respektoi masat anti-covid duke mos mbajtur maskën.
Presidenti i Parlamentit Italian Roberto Fico i kërkoi “duhet të vini maskën”, por Vittorio Sgarbi u përgjigj “Unë nuk mund të flas, ju jeni një fashist” duke refuzuar. “Fyerjet nuk lejohen”, përsëriti Fico.
Ndërsa më pas Sgarbi u nxor në peshë nga punonjësit e parlamentit. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë me kritikuan e artit italian./ db/Abcnews.al