Një apartament është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në një pallat pranë drejtorisë së Policisë në Durrës, mbrëmjen e sotme.
Siç raporton për abcenews.al gazetari Leonidha Musaj fillimisht ka marrë flakë një tigan me vaj në kuzhinë. Më pas nga flakët është përfshirë edhe respiratori.
Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohen për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. g.v/abcnews.al