Mediat franceze kanë publikuar foto të autorit të sulmit terrorist në Nice.
Raportohet se të dhënat u dhanë si fillim gabim, dhe se autori ka lindur në vitin 1999, pra është 21 dhe jo 25 vjeç.
I riu, i cili u mori jetën tre personave në bazilikën e Notre Dame ndërsa thërriste “Allahu është i Madh”, arriti në Francë nga fundi i shtatorit nga Lampedusa, Itali.
Ndërkohë, një video që ka “rrjedhur” në internet tregon momentin e arrestimit të të riut që është identifikuar si Brahim Aouissaoui. Tuniziani 21-vjeçar u karantinua nga autoritetet italiane për mbrojtje kundër koronavirusit dhe më vonë u la i lirë.
Sipas AFP, ai duket se është urdhëruar nga autoritetet italiane të largohet nga vendi. Sidoqoftë, i riu më pas ka kërkuar azil nga autoritetet franceze.
Kryebashkiaku i Nice u shpreh se për arsye sigurie të gjitha kishat janë mbyllur dhe jashtë tyre janë vendosur forca sigurie. s.b/abcnews.al/