Thumbon trajneri i Sociedad: Edhe Maradona do e kishte të vështire te ne!

schedule12:19 - 29 Tetor, 2020

schedule 12:19 - 29 Tetor, 2020

Imanol Alguacil tërbon tifozët e Napolit dhe Diego Armando Maradonën. Trajneri i Real Sociedad, para ndeshjes me Napolin që luhet sonte prej orës 21:00, u shpreh se në ekipin e tij nuk do të kishte vend as për legjendën argjentinase.

Eufori prej faktit që është në vendin e parë në La Liga pas 7 javësh, apo thjesht një ngacmim, vetëm Aguacil mund ta shpjegojë. “Maradona do e kishte të vështirë të futej në ekipin tim”, tha fillimisht trajneri i skuadrës baske.

“Ai mund të bëjë gjithçka me topin, por jo shumë pa të. Ne kemi një lojtar si David Silva, i cili ka pothuajse të njëjtin talent, por gjithashtu punon shumë”, shton Alguacil. Sa i takon Maradonës, ai ka qenë pjesë e Napolit për shtatë sezone dhe ka fituar 2 herë titullin kampion, një herë Kupën e Italisë , si dhe një Kupë UEFA. /abcnews.al