Ferguson ngacmon legjendën Khabib: Më shmangu mua, iku me bisht ndër shalë

schedule10:35 - 30 Tetor, 2020

schedule 10:35 - 30 Tetor, 2020

Khabib Nurmagomedov arriti një fitore të merituar të shtunën e kaluar në përballjen e tij të fundit në MMA, kundër Justin Gaethje. Luftëtari rus e mbylli ndeshjen që në raundin e dytë dhe më pas i shokoi të gjithë me deklaratën e tij. Khabib konfirmoi se nuk do të ndeshet më për shkak se i ka premtuar mamasë së tij se nuk do të futet më në ring pa babanë, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë disa muaj më parë.

Megjithatë, jo të gjithë janë të këtij mendimi që Khabib nuk do të kthehet më. Luftëtari amerikan, Tony Ferguson, është i sigurtë se Khabib do të ndeshet sërish dhe kur ajo ditë të vijë ai do të jetë gati për të. “Unë e kam thirrur atë në duel. E bëra këtë gjë përmes postimit tim dhe ju të gjithë mund ta shikoni.

Madje i telefonova se ngaqë do të dilte në pension, por agjenti i tij ka bërë punën që duhet të bënte. Ali Abdelaziz po e mban klientin e tij të sigurt dhe e mbajti larg kundërshtarëve të rrezikshëm. Kjo është ajo që supozohet që të bëjë agjenti”, deklaron 36-vjeçari për “Submission Radio”.

“Edhe pse ai është një copë m**i, por bërë diçka të zgjuar. Rusët shmangën të gjitha kostot, por mbi të gjitha më shmangën mua. Unë bëra punën time, por ato vrapuan. Legeni nga Dagestani u shmang me bisht ndër shalë.

Tashmë ai po merret me biznesin e familjes, por do të shikojmë se deri ku do të arrijë. Khabib do të kthehet dhe do të humbasë si Conor McGregor. Unë e ftoj atë sërish në sfidë dhe kur ai të kthehet unë do të jem gati për të”, mbyll Ferguson. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!