Dy punëtorë dhe një inxhinier dyshohet se janë bllokuar brenda një galerie në një minierë në Dibër. Inxhinieri që dyshohet se është bllokuar është Ismail Hoxha 62-vjeç së bashku me dy punëtorë. Njoftimin në polici e bëri vëllai i inxhinierit Sami Hoxha.
Abc News mëson se miniera e kromit në Balgjaj ndodhet në një territor të vështirë mes Dibrës dhe Matit, ku mund të shkohet vetëm me kamionët e druve, pasi për makinat e tjera është e pamundur.
Mundësia më e madhe është që mund të kemi të bëjmë me shembje masive të gurëve, që mund të ketë bllokuar punëtorët dhe inxhinierin.
Policia njoftoi se grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se “personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit”.
Policia thekson se janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre personave./ db/Abncews.al