U gjetën vetëm rrobat, dy punëtorë dhe inxhinieri dyshohet se janë bllokuar në minierë në Dibër

schedule21:19 - 28 Tetor, 2020

schedule 21:19 - 28 Tetor, 2020

Tre persona, dy punonjës dhe inxhinieri dyshohet se janë bllokuar brenda galerisë në një minierë në Dibër. Ka qenë vëllai i inxhinierit Sami Hoxha që mbrëmjen e sotme  rreth orës 18:15 duke parë që 62-vjeçari nuk është kthyer në shtëpi i alarmuar ka njoftuar policinë.

Ai ka denoncuar se vëllai i tij Ismail Hoxha me detyrë inxhinier së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë kanë humbur kontaktet me familjen.

Policia njofton se grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se “personat  mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit”.

Policia thekson se janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre personave./ db/Abncews.al