“I shqetësuar që votohet Kodi pa pritur Venecian”, Meta: E falenderoj McAllister për angazhimin

schedule18:36 - 28 Tetor, 2020

schedule 18:36 - 28 Tetor, 2020

Presidenti i Republikës ka reaguar pas deklaratës së Kryetarit të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister lidhur me votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të enjten në Parlament.

Në një postim në Facebook, Meta falenderon McAllister të cilin e quan një mik të vërtetë të vendiot, për angazhimin e tij të vazhdueshëm për zgjedhje të lira e të ndershme.

Më tej, Meta shkruan se McAllister, si askush tjetër, “bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën.”

Megjithatë, shton kreu i shtetit, ka ende kohë për reflektim.

Në një reagim të bërë më herët, kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian shprehej i shqetësuar që parlamenti nesër voton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa pritur opinionin e Venecias.

Postimi

E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme.

Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën.Ka ende kohë për reflektim!  s.b /abcnews.al/