“Sa të ligë jeni”, Mozzik reagon publikisht pasi ra pre e vjedhjes

schedule08:11 - 28 Tetor, 2020

schedule 08:11 - 28 Tetor, 2020

Mozzik është përballur me një situatë të pakëndshme ditën e djeshme. Reperi ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale, se disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar studion muzikore duke thyer xhamat si dhe duke vjedhur disa sende me vlerë.

Reperi shprehet se studioja muzikore për të është si një shtëpi e dytë ku kalon orë të tëra, ndërsa i ka quajtur këta persona njerëz të ligë. Më tej, ai ka ndarë dhe një mesazh ndaj atyre që e kanë bërë këtë veprim, duke i këshilluar që të punojnë vetë e të mos vjedhin të tjerët.

“O grahni punës punoni o njerëz të ligë, se unë s’kom arritë duke ia thy dikujt vendin e punës, as tu e sha dikon, e as tu e vjedh dikon. Pikërisht sot qenka thyer studio (shtëpia ime e dytë). E kish marrë një televizor, aman le t’kthehet e t’ja jap edhe digitronin.”, ka shkruar Mozzik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!