Mbyllen dy ndeshjet e parë të mbrëmjes së sotme në Champions League. Bayern Munchen fitoi 1-2 në Rusi kundër Lokomotivës së Moskës, teksa Interi i Contes nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola jashtë fushe ndaj Shakhtar Donetsk.
Kampionët në fuqi e nisën shumë mirë sfidën e Moskës. Leon Goretzka finalizoi me kokë një aksion fantastik të Bayern Munchen në minutën e 14-të dhe u mendua se triumfi u arrit lehtë. Vendasit rezistuan dhe me kalimin e kohës filluan t’i afroheshin portës së Neuer.
Barazimi erdhi në minutën e 70-të. Ze Luis lëvizi mirë në krahun e djathtë dhe dhuroi një asist për Anton Miranchuk, i cili nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë.
Rezultat i papranueshëm për rekordmenët gjermanë, të cilët u rikthyen në avantazh nëntë minuta më vonë. Eurogol i Joshua Kimmich, 1-2 për Bayernin dhe vendi i parë me 6 pikë të plota në grupin A.
Tjetër barazim për Interin pas atij 1-1 në “San Siro” kundër M’Gladbach. Zikaltrit dominuan ndeshjen, krijuan shumë raste në fushën e Shakhtar, goditën traversën me anë të Lukakut e Barellas, por nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë. /abcnews.al
⏰ RESULTS ⏰
? Bayern have now won 13 Champions League games in a row ?
? Shakhtar hold Inter in Kyiv
? Who impressed?#UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 27, 2020