Një deklaratë e fortë vjen nga gazetarja franceze Elisabeth Lévy. Ajo ka deklaruar se shamia që mbajnë gratë myslimane është veshje e armiqve të Francës. Ajo u ka kërkuar grave myslimane që ti heqin në nder të mësuesit që iu pre koka më 16 tetor.
“Shumë myslimanë thonë: Ne jemi francezë si të tjerët, ne jemi pjesë e komunitetit kombëtar. Për shaminë, e cila është gjithashtu uniforma e armiqve të Francës, unë jam e befasuar që as edhe një person nuk thotë që në kujtim të Samuel Paty-t, unë heq shaminë duke u treguar e arsyeshme për një javë ose disa ditë”– ka thënë Levy.
Ndërkohë deklarata e gazetares ka sjellë reagime të shumta në një kohë kur marrëdhënia mes Francës dhe myslimanëve është tensionuar. g.v/abcnews.al