Një aksident i trefishë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Balldre-Lezhë në vendin e quajtur “Ura e Muratit. Burime bëjnë me dije për abcnews.al se 3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin por fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Banorët e zonës të cilët kanë qenë pranë vendit të ngjarjes kanë deklaruar se ka qenë shpejtësia e mjetit Audi që ka bërë që ai të dalë nga rruga dhe të bëhet shkak i përplasjes së trefishtë.
Një nga automjetet ka qenë i parkuar në momentin e ngjarjes dhe ka marrë dëmtime të rënda./mv.abcnews.al