Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjirokastër, mashtroi dy të huaj se do t’i transportonte në Tiranë, arrestohet i riu

schedule13:13 - 17 Qershor, 2018

schedule 13:13 - 17 Qershor, 2018

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit:

– Laert  Zisi, 25 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas ka përfituar me anë të mashtrimit një sasi të hollash, duke iu premtuar dy shtetasve të huaj nga vendet e treta,  se do ti transportonte në Tiranë me automjetin e tij kundrejt një fitimi prej 100 Eurosh secili



Ky shtetas pasi i’u ka marrë paraprakisht 100 Euro i ka zbritur nga automjeti në afërsi të “Urës së Subashit” ku janë gjetur e shoqëruar pranë DRKM Gjirokastër nga shërbimet e Policisë.

– Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Seat Ibiza”

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!