Arrestohet në Tiranë malazezi i dyshuar për vrasje

schedule13:02 - 17 Qershor, 2018

schedule 13:02 - 17 Qershor, 2018

Një 22-vjeçar me origjinë malazeze i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, u vu në prangat e policisë së Tiranës.

Blutë e kryeqytetit bazuar edhe nga informacionet e shtetit fqinj bëri të mundur kapjen e tij në periferi të Tiranës, i fshehur tek disa miq e tij.

Nga hetimet e kryera rezultoi Arsenije Stanovic, nga Mali i Zi, kishte hyrë ilegalisht në vendin tonë. I riu malazez, dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi.

Sipas njoftimit të policisë së Shtetit, 22-vjeçari Stanovic u deportimi për në Malin e Zi , i cili është marrë në dorëzim nga homologet e tyre./abcnews.al